Arrestohet pasi telefonoi 24 000 herë…shërbimin e klientit!

Tokio, 3 dhjetor – Një pensionist japonez u arrestua pasi kishte telefonuar 24 000 herë në dy vjet shërbimin e klientit të operatorit të tij telefonik, me motivin që kjo shoqëri nuk kishte respektuar kontratën e tij, sipas policisë dhe medias lokale, transmeton ATSH njoftimin.

“Ky person, 71 vjeç, u arrestua javën e kaluar pasi bëri më shumë se 400 telefonata në një javë në një shërbim klientele të operatorit telefonik KDDI”, theksoi sot një zëdhënës i policisë së Tokios.

“Ai kërkonte që punonjësit e KDDI të shkonin tek ai për t’i kërkuar falje për shkeljen e kontratës”, shtoi zëdhënësi.

“Personi u arrestua për pengim të një aktiviteti tregtar normal”, gjithmonë sipas këtij zëdhënësi