Arsenali ishte këshilluar të mos nënshkruante me Mustafin

Arsenali ishte paralajmëruar që mos të nënshkruante me Shkodran Mustafin dhe me Lucas Perezin në vitin 2016.

Këtë paralajmërim klubit londinez ia kishte bërë kreu i rekrutimit, Francis Cagigao, ka shkruar Daily Mail të premten.

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë, Mustafi, ishte transferuar te Arsenali në vitin 2016 nga Valencia për 36 milionë funte. Arsenali atë verë kishte shumë nevojë për përforcime, pasi disa transferime të mëhershme kishin dështuar.

Por skauti kryesor i klubit, Francis Cagigao nuk e kishte fare në listë të ngushtë Mustafin për pozitën e mbrojtësit të qendrës. Perezin e kishte vlerësuar lojtar të “mesit të tabelës”.

Mustafi, që më nuk po ftohet nga Gjermania, është përballur me kritika të mëdha të tifozëve në kohët e fundit. Madje në fillim të edicionit aktual ka luajtur fare pak.