Arsenali me ofertë për Demiralin

Drejtuesit e Arsenalit kanë bërë gati ofertën për qendërmbrojtësin e Juventusit, turkun Merih Demiral, i cili këtë edicion ka vetëm një paraqitje me kampionin e Italisë.

Tabloidi anglez “The Sun” ka njoftuar të mërkurën se Arsenali i ka ofruar Juventusit shkëmbimin e Demiralit me mbrojtësin e krahut të djathtë, spanjollin Hector Bellerin, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi londinez

Arsenali po shpreson që këtë shkëmbim ta realizoj në afatin kalimtar të janarit, pasi Demiral shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv.

21-vjeçari, te Juventusi u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Sassuolo për 18 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Ekipi italian, kartonin e Demiralit e vlerëson 40 milionë euro. Bellerin 24-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe këtë edicion ka tetë paraqitje në të gjitha ndeshjet.