Arsenali në garë për Neresin

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për sulmuesin e krahut, brazilianin David Neres që këtë edicion po shkëlqen te Ajaxi ka njoftuar të martën “Daily Mail”.

Neres 22-vjeçar, pritet të largohet nga Ajaxi në fund të këtij edicioni dhe Ajaxi për transferimin e tij, është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim.

Ai këtë edicion ka 12 gola e 15 asistime në 45 paraqitje për Ajaxin në të gjitha garat dhe muajin e shkuar ka debutuar me përfaqësuesen e Brazilit.

Neres te Ajaxi është transferuar në vitin 2017 nga Sao Paulo për 12 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Interesim për të kanë treguar edhe Liverpooli, Evertoni, Bayerni, Borussia Dortmundi e PSG-ja.