Avokadot janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe, përveç vetive të fuqishme mjekësore, ato kanë edhe shije shumë të mirë.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell konsumimi i përditshëm i një avokadoje.
Janë të pasura me vlera ushqyese
Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë
vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.
Yndyrë e shëndetshme
Avokadot janë të mbushura me yndyra të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë
kolesterolin e keq dhe e reduktojnë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe trurit.
Niveli i kolesterolit
Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokadot arrijnë që ta
mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e
kolesterolit të keq.
Humbja e peshës
Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të
ngopur deri në 5 orë pas një shujte.
Absorbimi i vlerave ushqyese
Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale
në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni
dhe beta-karoteni.
Shtypja e gjakut
Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, e
eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.
Parandalimi i diabetit
Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, andaj janë të
shkëlqyeshme në rastet me diabet.
Shëndeti i eshtrave
Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për
shëndetin e eshtrave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.
Shëndeti i syve
Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin,
të cilat janë esenciale për shëndet të syve dhe shikim të mirë. Prandaj,
konsumimi i avokados e parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.
Shtatzënia
Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe
kalium, e që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të
shtatzënisë.