Këngëtarja e njohur Arta Bajrami për një kohë ishte larg muzikës, pasi ishte e përkushtuar ndaj familjes së saj.
Mirëpo për të gjithë fansat e muzikës së saj, këngëtarja e cila është veçuar gjithmonë për stilin e saj ka publikuar projektin e saj më të ri.
“A dalim”, titullohet projekti më i ri nga Arta, këngë kjo e punuar nga vëllai i saj Don Arbas ndërsa teksi është shkruar nga vetë këngëtarja.
Që nga publikimi kjo këngë ka filluar të pëlqehet shumë nga fansat e saj.
Kujtojmë se Arta është nënë e dy fëmijëve dhe është shumë e përkushtuar.