As Samsung nuk e di se kur Galaxy Fold do të dalë në shitje

Mbani mend kur Samsung tha se do të shtynte debutimin e Galaxy Fold në mesin e muajit Maj.

Ka kaluar një muaj që kur kompania ka bërë të ditur vendimin megjithatë shqetësues është fakti se Samsung nuk jep detaje kur do të dalë në shitje telefoni.

Duke qenë se telefoni duhej të ishte në duart e konsumatorëve në muajin Prill, blerësit do të përballen me shtyrje që mund të shkojë deri në tre muaj.

Sipas CNET data e debutimit është në “javët në vijim” pa asgjë konkrete duke sugjeruar se debutimi mund të shkojë deri në muajin Korrik.

Samsung nuk do të nxitohet me telefonin. Versioni origjinal ishte shumë i brishtë ku ekrani ka qenë komponenti më problematik.

Ai kishte një shtresë mbrojtëse vendosur nga vetë Samsung dhe analistët e parë që e kishin në duar e kishin hequr duke menduar se ishte mbrojtës ekrani.

Nëse Samsung ka në plan të shesë telefonin 1,980 dollarë, duhet tu sigurojë blerësve se ka një nivel të lartë sigurie.

Problemet e para që shfaqi telefoni na kujtuan Galaxy Note 7. Megjithatë Fold nuk është telefon i cili shitet në volume të mëdha dhe më shumë një eksperiment i cili duhet ti bëjë ekranet me palosje një realitet praktik.