Atalanta njofton se lojtari i tyre ka vdekur nga kanceri

I riu i Atalanta Willy Ta Bi ndërroi jetë në moshën 21 vjeç këtë mëngjes, pasi pati një betejë me kancerin.

Një tumor i cili i kishte sulmuar mëlçinë lojtarit, ka ndikuar që ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë të vdes në mëngjes

Në muajt e fundit, mesfushori i ri ishte kthyer në vendlindjen e tij.

“Presidenti Antonio Precassi dhe e gjithë familja Atalanta janë thellësisht të trishtuar nga vdekja e parakohshme e Willy Braciano Ta Bi,” shkroi klubi në një deklaratë.

“Ai ka lënë një kujtim të shkëlqyeshëm në klub”, përfunduan ata.