ATK në aksion kundër shmangies tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se është duke e zhvilluar një aksion kundër shmangies nga tatimi në gjashtë lokacione të vendit.
Sipas komunikatës së ATK-së aksioni është duke u zhvilluar në tri lokacione në Ferizaj dhe në nga 1 lokacion në Prishtinë, Kamenicë e Graçanicë.

“Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme”, thuhet në komunikatën e Administratës Tatimore.

Sipas ATK-së “aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës”.