“Autobusi më i shtrenjtë në botë”, Granit Xhaka dhe të tjerët udhëtojnë me urban para sfidës

Sot me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet sfida e yjeve mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Mesfushori i Arsenalit dhe ai i Werder Bremenit kanë krijuar ekipet e tyre dhe do të luajnë përballë njëri-tjetrit, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirësit e futbollit.

Disa orë para sfidës, pjesëmarrësit e sfidës së yjeve, i kanë surprizuar të gjithë, teksa vendosën të udhëtonin me urbanin nëpër rrugët e Prishtinës.

Ky moment pikant, u filmua nga trajneri Ismet Munishi, i cili nuk ka nguruar ta gjuajë urbanin me të cilin po udhëtonin skuadra e Xhakës dhe ajo e Rashicës, si më të shtrenjtin në botë për momentin.

Autobusi ma i shtrejt ,, 2,, Rolin kryesor Ledri

Posted by Ismet Munishi on Saturday, June 15, 2019