Ava Max me dy këngë në top-10 në Amerikë

Ava Max ka shënuar një sukses të ri në karrierë.
Ava Max përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se dy këngët e saj qëndrojnë në top-10 në top-listat amerikane

Bëhet fjalë për këngën “Sweet but psycho”, e cila është renditur e treta në tabelën e këngëve pop dhe “So Am I”, e cila gjendet e nënta në këtë tabelë.

“Dy në top dhjetë në US POP!!!!! Çfarë!”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, shqiptarja Ava Max ditë më parë u shfaq në ekranet gjigante të “Times Square” në Nju Jork.