Avni Arifi nis ditën e parë të punës si ambasador

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, sot zyrtarisht ka nisur puën në Abu Dhabi.
Arifi kishte ushtruar postin e shefit të stafit politik të kryeministrit të Qeveris së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Ndërsa para këtij posti ai ishte kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë dhe njeri me ndikim në këtë parti.

“Sot kam filluar punën e Ambasadorit tē Republikēs së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike. Falenderoj të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë e në veçanti Kryeministrin Haradinaj. Si gjithmonē do të jem në funksion të detyrës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.