Bale: Kurrë nuk kam pasur probleme me Ronaldon, ai është një lojtar i pabesueshëm

Gareth Bale e ka cilësuar Cristiano Ronaldon një lojtar të jashtëzakonshëm, duke qenë i lumtur që ka pasur rastin të luajë me të.
Mediet jo pak herë kanë shkruar për një raport jo të mirë mes dyshes sa ishin te Real Madrid.

Madje raportohej se pikërisht për ta shndërruar Balen në lider të skuadrës, Real Madrid ka shituar Cristiano Ronaldon verën e kaluar.

“Cristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë i lumtur që kam luajtur me të”, ka deklaruar Bale

“Natyrisht që mediet dëshirojnë të krijojnë polemika, por ne kurrë nuk kemi pasur probleme”.

“Kemi luajtur së bashku. Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ende është”