Barça e rikthen interesimin për Lautaron

Gjiganti katalunas do t’i rivalizojë Real Madridin dhe Manchester Unitedin për sulmuesin argjentinas

Barcelona e ka rikthyer interesimin për futbollistin e Interit, Lautaro Martinez

Gjiganti katalunas është në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për ta zëvendësuar Luis Suarezin, i cili po shkon drejt fundit të eksperiencës spanjolle.

Dhe, portali italian “Calciomercato” shkruan se Blaugrana do ta nisin një ofanzivë për sulmuesin e Interit sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Barça po vuan sivjet në sulm pas lëndimeve afatgjate të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles.

Prandaj, kampioni spanjoll nuk e ka ndërmend të rrezikojë më dhe nga sezoni i ardhshëm synon të ketë më shumë sulmues në dispozicion.

Suarez do të mungojë deri në muajin maj, kurse Dembele gjashtë muaj.

Ndërkohë, interesim për Lautaron kanë shfaqur edhe Real Madridi e Manchester Unitedi.

Ai është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.