Barcelona rrit ofertën për Coutinhon

Braziliani gjithnjë e më pranë transferimit në Camp Nou.

Barcelona ka bërë një ofertë të re për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Katalanasit kanë ofruar 160 milionë euro dhe duket se kjo ofertë do të jetë e pa rezistueshme nga Liverpool që është pajtuar edhe me faktin se dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Barcelonës.

Barcelona fillimisht pritet të paguajë 120 milionë euro, ndërsa 40 milionë të tjera në formë bonusesh.

Nëse realizohet ky transferim, Coutinho do të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas Neymar dhe Kylian Mbappe që këtë verë janë blerë nga Paris Saint-Germain për 222 përkatësisht 170 milionë euro.