Basha do largohet nga drejtimi i PD-së? Ja çfarë vendimi të madh ka marrë dje, është thënë se do flasë kur të vij koha

Ditën e djeshme lideri i PD Lulzim Basha ka mbledhur kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit dhe zërave kritikë ndaj tij.
Burimet nga brenda selisë bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se në ditët në vijim do të zbulohet lëvizja e tij në lidhje me pozicionin e kryetarit dhe zërave për dorëheqjen e tij.
Duke mos mohuar edhe dorëheqjen, kreu i PD ka theksuar se nëse do jetë apo jo ai, demokratët duhet të vazhdojnë të dokumentojnë vje dhjen e votës dhe çdo gjë që i shërben procesit që do të nisë.
Gjithashtu Basha ka deklaruar se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 Prillit dhe se do të bëjë një tur takimesh nëpër të gjithë vendin për të mbledhur prova për vjedhjen e zgjedhjeve.