Bebe Rexha sapo takoi idhullin e fëmijërisë së çdo shqiptari (FOTO)

Me rritjen e famës vjen edhe zgjerimi i rrethit shoqëror me persona të famshëm. Tashmë nuk na vjen aspak habi kur shohim këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha pranë personazheve të njohur, përkundrazi ajo është një prej tyre.

Së fundmi këngëtarja e hitit “Me, Myself & I” ka takuar idhullin tonë të fëmijërisë, Sylvester Stallone, ose siç e njohim ne “Rocky”.

Me sa shohim në foto, takimi i saj me Stallone-n ka qenë shumë i përzemërt pasi e ka lejuar edhe ta “grushtojë” në fytyrë. Një foto e tillë na lë të nënkuptojmë se të dy njihen prej kohësh dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri- tjetrin.

Bebe Rexha njihet si një ndër këngëtaret që i dedikon shumë kohë palestrës, dhe kjo gjë reflektohet më së miri në trupin e saj.

 

28-vjeçarja shqiptare ka arritur shumë suksese në karrierën e saj muzikore, dhe së fundmi i është shtuar edhe një tjetër: ka “mundur në ring” Rocky Balboa-n.