Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës. Hamza është përzgjedhur të garojë për t’ia marrë udhëheqjen e komunës Agim Bahtirit të LVV-së.

Hamza, i cili ka qenë i përqëndruar kryesisht në nivelin qendror, tani dëshiron të marrë përsipër menaxhimin e qytetit prej të cilit vjen. 

Kundërkandidat i Hamzës në zgjedhjet lokale do të jetë Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vendosur ende nëse do të garojë me Agim Bahtirin apo dikë tjetër.

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur dëshirën për të rikandiduar, por LVV-ja ende s’e ka marrë vendimin për këtë. Ndoshta ky ishte shkaku që në PDK opsioni më i mundshëm u vlerësua kandidatura e deputetit Bedri Hamza.