Befasi nga Serie A, Inter po konsideron transferimin e Dybalas

Inter duket se nuk do të mbetet pa “lëkundur” nga afati kalimtar dimëror.
“Zi kaltrit” mund ta humbin yllin e skuadrës, Mauro Icardi, për të cilin flitet se mund të largohet në drejtim të Real Madrid.

Por, për këtë çështje “Nerazzurët” nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë filluar të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.

“Tuttosport” shkruan se skuadra nuk kanë pasur mundësinë të hapin negociatat për kontratën e re të lojtarit argjentinas

Thuhet se nëse largohet Icardi, atëherë Giuseppe Marotta e dëshiron Lautaro Martinezin si bartës të sulmit dhe dëshiron transferimin e Paulo Dybala si sulmues të dytë.