Bëhen bashkë aktorët e “Kafeneja jonë’, a po rikthehet seriali?

Një fotografi e aktorëve të serialit “Kafeneja jonë”, ka shtuar shpresat e fansave se po rikthehet seriali.

Muaj më parë, përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e “Kafeneja jonë”, u bë e ditur se rikthimi i serialit nuk do të ndodhë

Por, përmes fotografisë së fundit të publikuar në po të njëjtën faqe, shtohen shpresat për rikthimin e tij.

Kjo ngase, në atë imazh janë parë aktorët e kastit bashkë.

Irena Cahani, Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Fatmir Spahiu, Astrit Kabashi e Fatos Kryeziu, janë disa prej aktorëve që gjenden në atë fotografi.

Mbetet të shihet se çfarë fshihet pas kësaj fotografie, apo është vetëm një ribashkim i tyre