Bekim Haxhiu – Kurtit: Të paska rreshkë dielli në Greqi e Francë

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se i vjen mirë që ai ndodhet sot në seancë, meqë ka munguar në seancat e kaluara.

Megjithatë, Haxhiu u shpreh se sot do ta kursejë kryeministrin Kurti nga kritikat, për shkak të situatës në të cilën po kalon vendi.

“Z kryeministër faleminderit që sot je këtu me e prezantu dhe me debatu për buxhetin e Republikës së Kosovës sepse në seancën e fundit nuk ishe, ishe pak i nxan me do udhëtime nëpër Greqi e Francë e vende të tjera, dielli të paska rreshkë pak, i Greqisë nashta pak më i fortë. Mirëpo për shkak të situatës du me të kursy sot, për shkak të situatës që po kalojmë si vend dhe kritikat, krahasimet dhe faktet rreth 100 ditëshit të Qeverisë do t i diskutojmë me gjerësisht të hanën”, tha Haxhiu.