Berisha nga Karaqeva: Ashtu siç isha bashkë me Ju në radhet e UÇPMB, do jemi bashk edhe në sfidat e rrugës përpara

Shkruan: Hisen A. Berisha

Ashtu siç isha bashkë me Ju në radhet e UÇPMB, do jemi bashk edhe në sfidat e rrugës përpara.

  • Nga të gjitha kodrat përrreth jemi nën vëzhgimin kërcënues të snajperëve të ushtrisë serbe (Karaçevë)
  • Ne karaçevasit e fshatrat përrreth jetojmë në ankthin e depërtimit në vendbanimet tona, i xhandarmërisë serbe (Karaçevë).
  • Ne po i vuajm sanksionet dhe kufizimet nga Serbia në njëren anë dhe ato kur hyjmë në Kosovë (Mohoc).
  • Na kemi taksa tarifore kur furnizohemi me mallra elementare edhe nga Kosova edhe nga Serbia (Mohoc).
  • Çdo ditë po zbrazen vendbanimet shqiptare të mbetura brenda Serbisë (Mohoc).
  • Jeta këtu po rëndohet çdo ditë. Nuk ka furnizime me ushqime; nuk ka shërbime shëndetësore, arsimimi vetëm fillor është i dobët (Mohoc).
  • Në Grykën e Ushit, mbi bazen e vjeter të ish APJ, po ndërtohet një bazë ushtarake më e madhe se “Boundsteel”. Kjo përbën rrezik për Ne e rajonin. (Mohoc).
    Kjo është gjendja e Luginës, që duhet të rëndoj mbi ndërgjegjen e politikbërjes në Prishtinë e Tiranë.