Beteja për fuqi mbi Evropën vendoset në Kosovë

Gjermania dhe SHBA janë duke zhvilluar një betejë mes vete për të marrë fuqinë mbi Evropën, pikërisht nëpërmjet çështjes së Kosovës, shkruan “Blic”.
Beteja për fuqi mbi Evropën zhvillohet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse thyerja mund të bëhet në Kosovë, shkruan sot e përditshmja serbe “Blic”.

Gazeta konstaton se dy fuqitë e mëdha kanë qëndrime diametralisht të kundërta në zgjidhjen e problemeve në Kosovë

Për Gjermaninë, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka diskutim të mëtutjeshëm për korigjimin e kufijve, mesazh ky i dërguar tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nga dy deputëtet e Bundestagut, Peter Bauer dhe Christian Schmidt.

Deri tani, çdo lloj propozimi nga kancelarja gjermane Angela Merkel, SHBA-të e kanë hedhur poshtë, dhe ngjashëm ka ndodhur nga krahu i kundërt. Pikërisht për këtë arsye, shkruan “Blic”, dy fuqitë botërore luftojnë për dominim në këtë pjesë të Evropës dhe të dyja japin propozimet e tyre për një marrëveshje të mundshme.

“Derisa Gjermania është strikte, Amerika do ta mbështeste edhe ndonjë zgjidhje të re. Për Uashingtonin shkëmbimi i territoreve mund të jetë ideal”, ka thënë një burim i “Blic”

Burime nga qarqet diplomatike në Berlin thonë se SHBA-të nuk kanë bërë maksimumin në mënyrë që Prishtina ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Po ashtu, SHBA dëshirojnë ttë diskutojnë për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe në një periudhë më të përshtatshme.

Marrë parasysh përfundimin e punëve në Parlamentin Evropian më 16 prill, “Blic” shkruan se kanë mbetur edhe 11 ditë për arritjen e një marrëveshjeje e që është vështirë e besueshme se mund të ndodh. Nëse deri atëherë arrihet një kompromis, deri në fund të pranverës do të jetë një hapësirë boshe dhe rasti duhet të presë administratën e re.