Biden i shkruan Zaevit: Suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses për mbarë Evropën

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pranuar letër nga ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ku theksohet se i paraqet nder që është takuar me kryeministrin Zaev në konferencën për siguri në Munih dhe për bisedën në të cilën kanë këmbyer mendime për çështjet aktuale politike.

“Edhe një herë ju përgëzoj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i sigurt se marrëveshja është zhvillim pozitiv serioz edhe për integrimin evropian dhe unitetin. Siç thashë në bisedën në Munih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses për mbarë Evropën, dhe kjo është mirë për të gjithë”, thuhet në letrën e ish-nënkryetar të SHBA-ve Joe Biden.

Siç kanë njoftuar nga pres shërbimi qeveritar, Biden në letër shkruan se me padurim e pret ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të pritet si anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

“Vendi juaj i ka vënë themelet e sigurisë dhe liderizmi juaj si kryetar i Qeverisë nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mbahet mend sipas arritjeve historike”, thekson Biden në letrën deri te kryeministri Zaev.

Ish-nënpresidenti i SHBA-ve e përfundon letrën me bindje se miqësia mes dy popujve në vitet para nesh do të jetë më e fuqishme.

“Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat tuaja dhe përkushtimin për të ardhme më të mirë”, thuhet në letrën e Bidenit deri te kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.