Bie borë në Ferizaj

Mëngjesi i sotëm në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizaj ka zbardhur me mot të ftohtë dhe me borë.

Në një fotografi të dërguar nga ky fshat shihet si si bora ka mbuluar tokën.
Kujtojmë, që edhe Prishtina Weather ka paralajmëruar se në viset malore do të bjerë borë sot:
“Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë. Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta. Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë”, thuhet në njoftim e tyre.