Bigman i shkruan Ali Ahmetit për ditëlindje: Maqedonia duhet të të falënderojë

Ish-i dërguari i NATO-së në Maqedoni pas luftës së vitit 2001, Nikolas Bigman, në një letër të shkruar enkas për ditëlindjen e 60-të të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, lartëson figurën e udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe thekson që ky vend ka shumë për t’u falënderuar Ahmetit për arritjet e fundit.


“I nderuar dhe shumë i respektuar Ali Ahmeti, në ditëlindjen tuaj të 60-të ju dëshiroj fat, sukses, shëndet dhe të gjitha të mirat në dekadat e ardhshme. Edhe pse ka një kohë të gjatë që nuk jemi takuar, unë ju kam në mendje bashkë me kohërat që i kaluam bashkë.

Çfarë kohërash ishin ato! Kam përshtypjen se Maqedonia po shkon në rrugën e duhur, dhe besoj se ky shtet ka për t’ju falënderuar juve shumë. Siç duket ky vit do të jetë vendimtar për vendin tuaj dhe ju do të keni rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Te fala juve dhe familjes, Nikolas Bigman”, i shkruan ambasadori Bigman liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.