Bill Gates: Unë dhe pjesa tjetër e të pasurve nuk e meritojmë këtë fat

Bill Gates dje deklaroi se kishte paguar shumë pak taksa dhe se nuk e meritonte të ishte aq i pasur. 63 vjeçari, i cili ka pasuri rreth 73 bilionë pound, tha se ai dhe të pasurit e tjerë në biznese duhet të duhet të kontribuojnë më shumë.

Në një intervistë për Mail, ai tha: ‘Kam paguar më shumë se 10 miliardë dollarë për taksat por unë duhet të paguaj më shumë. Më shumë se e kam ndjekur ligjin, por mendoj se gjërat duhet të jenë më progressive’.

Gates bëri bëri pasuri shumë  multi-miliardëshe pas themelimit të Microsoft në vitin 1975. Tani është një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

Gates është një nga bilonerët e rrallë I cili u zotua që ta lë shumicën e pasurisë së tij për njerëzit në nevojë , e jo tua trashëgojë fëmijëve të tij.

Me gruan e tij 54-vjeçare ai drejton Fondacionin Bill & Melinda Gates, që është i përkushtuar për të luftuar varfërinë dhe sëmundjet në vendet e varfëra.

‘Unë nuk e meritoj pasurinë time. Askush nuk e meriton. Ka ardhur përmës kohës, fatit dhe përmes njerëzve me të cilët punova dhe me siguri punova shumë dhe Softëare ka qënë një gjë e dobishme që kam përfituar prej tij’ tha Gates

‘Unë nuk mendoj se ti jap paratë për fëmijët e mi do të ishte e mirë për ta apo e mirë për shoqërinë’.

Gates tha se organizata të tjera që do të kenë nevojë për financim të mëtejshëm këtë vit do të përfshijnë Fondin Global për Luftën kundër SIDA, Tuberkulozit, Malaries, dhe Gavi, e cila përmirëson aksesin ndaj vaksinave tek fëmijët në vendet e varfëra, dhe ai gjithmonë do të përkrahë financiarisht fondacionet që kërkojnë ndihmë.