Bleona i bashkohet fushatës së Trumpit

Bleona Qerreti i është bashkuar fushatës së Donald Trump. Këngëtarja shqiptare është parë në Michigan në përkrahje të kandidaturës së Trump.

Si rrallë herë seriozë në veshje dhe e pazbuluar, Bleona duket mjaft e koncentruar në fushatën presidenciale.

Simpatia e Bleonës për Trump daton që shumë vite ngase ajo kishte takuar dhe kishte patur kontakt që një kohë me Trump.

Madje, Qerreti ishte pjesë e ceremonisë së kaluar të inaugurimit të Trump si president.