Blero jep lajmin e mirë për vajzën e tij

Blero Muharremi është një ndër këngëtarët më të njohur për publikun shqiptar.

Nëntë vite më parë, Blero u bë baba për herë të parë i vogëlushes Tara, nga martesa me Teuta Krasniqin. Jo rrallëherë, Blero dhe Afrona shihen në shoqërinë e Tarës, ndërsa së fundmi këngëtari ka ndarë më ndjekësit lajmin e mirë për vajzën e tij.

Këngëtari ka njoftuar se Tara i ka hyrë seriozisht muzikës dhe po ndjek rrugën e babait të saj.

“Duke regjistruar albumin e saj të parë, sigurisht të regjistruar nga unë”, shkruan Blero krahas fotos me vajzën e tij.