Blerta Deliu jo vetëm në Kuvend, por edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Më 5 prill në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të ipet premiera e shfaqjes “Bryma e Vdekjes”.

Me tekst të Milazim Krasniqit, kjo pjesë teatrore do të inskenohet nga regjisoria, Burbuqe Berisha.

Por, në mesin e kastës së aktorëve, në këtë shfaqje do të luajë edhe deputetja e Kosovës, Blerta Deliu. Madje ky projekt e rikthen atë në aktrim pas një kohe të gjatë, pasi që rrallë kush e di që ajo është aktore me profesion

Ndryshe, në këtë dramë dot ë luajë edhe aktorja kosovare, Teuta Krasniqi, vajza e autorit të veprës.

Drama “Bryma e vdekjes” e autorit Milazim Krasniqi paraqet përvojën e tij unike nga kampi i Bllacës . Një perspektivë ku për së afërmi shihet vuajtja e thellë e mijëra njerëzve me jetë të shkatërruara. E tërë ngjarja ndodhë në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në vendkalimin e njohur
me emrin Bllaca.