Bora Zemani dhe Klaudia Pepa shkëlqejnë në natën e dytë të ‘Këngës Magjike’

Është duke u zhvilluar nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike 2018”.

Nuk ka dyshim se ato që kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve janë dy prezantueset e këtij festivali, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Edhe në këtë natë, Bora dhe Klaudia shkëlqejnë me fustanet e tyre, të cilat kanë vënë në pah format trupore bombastike.

Në videot e publikuara në Tv Klan, bukuroshet thonë se janë gati për natën e dytë dhe ftojnë të gjithë t’i ndjekin.

Edhe kjo natë është mjaft e rëndësishme, pasi performojnë artistë tejet të suksesshëm.