BQE: Kriptovaluta Libra nuk bën për Evropën

Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar se kriptovaluta Libra mund të vështirësojë aftësinë për të caktuar politikat monetare dhe Evropa duhet t’i injorojë premtimet e Facebookut.
Libra si një kriptovalutë që mbështetet nga katër valuta zyrtare dhe do jetë e disponueshme ndaj miliarda përdorues të rrjetit social, pritet të dalë në treg në vitin e ardhshëm.

Anëtari i bordit ekzekutiv i Bankës Qendrore Evropiane, Yves Mersch, tha se në varësi të nivelit të pranueshmërisë së Libra dhe të referimit të euros në shportën e valutave, kriptovaluta mund të reduktojë kontrollin e institucionit ndaj euros, vështirësojë mekanzimin e transmetimit të politikave monetare duke ndikuar pozicionin e likuiditetit të bankave në Eurozonë dhe përkeqësojë rolin ndërkombëtar të euros, përcjell Scan.

Sipas tij, Libra do të jetë e centralizuar si çdo valutë dhe kjo do të jetë e rrezikshme për shkak se nuk mbështetet te një huadhënës që mund ta shpëtojë dhe varet nga aksionarët e vetë, që nuk janë persona me besimin e gjerë të publikut.

“Valuta do dali në treg në gjysmën e parë të 2020-së nga të njëjtët persona që dorëzuan të dhënat personale në rrjetin social”, tha Mersch.

Duke marrë parasysh këto sfida, autoritetet rregullatore dhe të mbikëqyrjes në Evropë duhet të vlerësojnë juridiksionin e Libra dhe bashkëpunimin botëror për të zbutur rreziqet.