Brad Pitt në përkrahje të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, zyrtarisht është pjesë e ekipit të Joe Biden.
Ai është shfaqur në mbështetje të Joe Biden, pasi aktroi në një reklamë të re të fushatës për kandidatin presidencial.

56-vjeçari huazoi zërin e tij në një reklamë të re që përfaqësonte ish-nënkryetarin, gjersa u takua edhe me mbështetës të tjerë amerikanë.
“Amerika është një vend për të gjithë ata që zgjodhën këtë qark, ata që luftuan për të – disa republikanë, disa demokratë dhe shumica, vetëm diku në mes. Të gjithë kërkojnë të njëjtën gjë; dikush që i kupton shpresat, ëndrrat dhe dhimbjen e tyre për të dëgjuar, për të sjellë njerëz së bashku, për të punuar shumë për njerëzit që e votuan atë. Të bëhesh një president për të gjithë amerikanët”, tha ai.

Dhe ai nuk është artisti i vetëm që po mbështet Biden, pasi i janë bashkuar edhe shumë yje të tjerë nga fusha të ndryshme. Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do mbahen më 3 nëntor.