Brenda 24 orëve në Kosovë, katër raste të dhunës familjare

Çdo ditë në Kosovë ka raste dhune ndaj bashkëshortes. Ky fenomen duket se vetëm po shkon në rritje.

Vetëm në 24 orët e fundit, katër raste janë raportuar në polici për dhunë ndaj bashkëshortes

Gllogoc 13.08.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 14.08.2019-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Malishevë 13.08.2019 – 23:00. Me 14.08.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 14.08.2019 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptas, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Egjiptase . Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar ne mbajtje.