Buffon zbulon pikën e dobët të PSG-së para ndeshjes me Man Utd

Gigi Buffon ka zbuluar pikën e dobët të PSG-së para përballjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve.
PSG do të përballet me Manchester United në Old Trafford në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Gigi Buffon tha se ata nuk kanë shpirt në lojë.

Portieri italian ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të jenë më të fokusuar në ndeshje, pasi një gabim mund të iu kushtojë shumë.

“Nuk më pëlqeu ndeshja në Kupë. Ne fituam, por na mungoi shpirti i skuadrës”, tha fillimisht Buffon

“Nuk duhet bërë gabime të tilla edhe ndaj Manchester United, pasi një gabim iu kushton me eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Ne jemi të përgatitur për atë ndeshje edhe pse kemi shumë mungesa kyçe në formacion.”, ka shtuar më tej italiani.