Bukë indiane “naan”

Kushdo që ka provuar bukët indiane “naan”, nuk ka mbetur indiferent. Ne kemi krijuar një variant të tyre dhe kemi ngelur shumë të kënaqur.

Përbërësit

7 filxhanë miell
3 ½ filxhanë qumësht
1 filxhan jogurt
¼ filxhan vaj
1 vezë
1 lugë reçeli tharm buke
1 lugë reçeli kripë
1 lugë reçeli sheqer.

Hapi 1
Miellin trazojeni bashkë me tharmin, kripën e sheqerin.

Hapi 2
Shtoni jogurtin, vajin, qumështin dhe vezën. Trazojini mirë të gjitha duke formuar një brumë të butë.

Hapi 3
Brumin mbulojeni dhe lëreni të fermentohet në vend të ngrohtë për një orë.

Hapi 4
Pastaj, me duar formoni toptha brumi dhe hapini me tëhollues.

Hapi 5
Piqini në tavën e nxehtë nga 5 minuta në secilën anë.