Bukë me miell hikërror

Asnjë bukë e shëndetshme nuk mund të krahasohet me bukën që bëjmë në shtëpi.

Përbërësit

500 gr miell
5 lugë gjelle miell hikërror
10 gr tharm buke
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël sheqer
3 lugë gjelle vaj ulliri
400 ml ujë të vakët

Udhëzimet

Hapi 1
500 gr miell siteni e më pas shtojuni 5 lugë gjelle miell hikërror.

Hapi 2
Trazojeni mirë miellin e më pas shtojani kripën e sheqerin, tharmin e bukës dhe vajin e ullirit.

Hapi
Duke përdorur 400 ml ujë të vakët, bëjeni një brumë të butë, të cilën më pas duhet ta lini të pushojë për 30 minuta.

Hapi 4
Pastaj, brumin tëhollojeni, jepjani formën që doni dhe vendoseni në tavën e lyer me yndyrë.

Hapi 5
Bukën lyejeni me pak vaj.

Hapi 6
Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 45 minuta.

Ju bëftë mirë.