Bukoshi, Hoti e Zogaj s’respektojnë afatin për deklarimin e pasurisë

4 mijë e 839 zyrtarë publikë kanë qenë të detyruar që deri më 1 prill 2019 të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Mirëpo, afateve ligjore për deklarimin e pasurisë nuk i janë përmbajtur 64 zyrtarë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur listën e zyrtarëve që nuk kanë përmbushur obligimin e tyre në afatin e caktuar.

Nga 64 zyrtarë gjithsej, 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor, 35 e kanë deklaruar pas afatit ligjor, si dhe 16 të tjerë për shkaqe shëndetësore apo të tjera nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Në mesin e zyrtarëve që për një arsye apo tjetër nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre janë edhe Bujar Bukoshi e Sokol Zogaj, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, si dhe deputeti Andin Hoti.

Ndryshe, personat që nuk e deklarojnë pasurinë mund të ndiqen penalisht.

Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor:

Nr. Emri dhe Mbiemri Institucioni
1 Sami Gashi Shërbimi Korrektues i Kosovës
2 Kastriot Lokaj Komuna e Deçanit
3 Riza Abdyli Komuna e Gjilanit
4 Arta Gashi Komuna e Kamenicës
5 Sejdi Kurteshi Komuna e Kamenicës
6 Tush Dedaj Komuna e Klinës
7 Visare Gashi Komuna e Prishtinës
8 Fatmir Morina Komuna e Prishtinës
9 Sinan Alijaj Komuna e Prizrenit
10 Trajko Shariq Komuna e Rahovecit
11 Beqir Veliu Komuna e Skenderajt
12 Ismet Salihi Komuna e Skenderajt
13 Hazër Tara KRM “Ekoregjioni” Sh. A Prizren
Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor:

Nr. Emri dhe mbiemri Institucioni
1 Emin Krasniqi Presidenca e Republikës së Kosovës
2 Andin Hoti Kuvendi i Republikës së Kosovës
3 Bujar Bukoshi Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
4 Agim Dervishaj Agjencia Pyjore e Kosovës
5 Rilind Berisha Ministria e Drejtësisë
6 Ismail Vllasaliu Ministria për Zhvillim Ekonomik
7 Luan Daka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
8 Emin Kabashi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
9 Rabije Kosumi Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrsisë
10 Pjeter Ndou Ministria e Infrastrukturës
11 Delfin Pllana Ministria e Punëve të Jashtme
12 Isa Kosumi Ministria e Punëve të Jashtme
13 Rukije Mehmeti Qendra Klinike Universitare e Kosovës
14 Sabit Mehmeti Qendra Klinike Universitare e Kosovës
15 Sami Beka Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
16 Afrim Ajvazi Zyra e Rregullatorit për Energji
17 Drita Buza Zhaveli Komuna e Gjakovës
18 Valentina Alijaj Komuna e Gjakovës
19 Shpresa Hajdari Komuna e Gjilanit
20 Milica Mihajlovic Komuna e Graçanicës
21 Blerim Hajdari Komuna e Kamenicës
22 Imer Rrustemi Komuna e Lipjanit
23 Jeton Zeneli Komuna e Mitrovicës Jugore
24 Selim Pacolli Komuna e Prishtinës
25 Eman Rrahmani Komuna e Prishtinës
26 Leonora Shabani Bajraktari Komuna e Prishtinës
27 Arbenita Murseli Komuna e Prishtinës
28 Memnuna Ajdini Komuna e Prizrenit
29 Donika Rushiti Komuna e Skenderajt
30 Naser Bajraktari Komuna e Skenderajt
31 Sabit Thaçi Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS Sh. A
32 Nazmi Kryeziu NPL “Pallati i Rinisë” Sh. A
33 Shpëtim Aliu Hortikultura SH.A
34 Skender Boshtrakaj Muzeu i Kosovës
35 Adrian Berisha Komuna e Prishtinës
Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor për arsye shëndetësore dhe të tjera:

Nr. Emri dhe Mbiemri Institucioni
Besim Malsori Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Sokol Zogaj Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Naim R Gashi Administrata Tatimore e Kosovës – MF
Agron Bajrami Ministria e Mbrojtjes
Pleurat Kabashi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Elizana Shaban Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
Edona Abazi Demolli Zyra Kombëtare e Auditimit
Xhevat Sallahi Komuna e Ferizajt
Rina Ahmeti Kasumi Komuna e Gjilanit
Fazile Haziri KRM “PASTRIMI” Sh. A Prishtinë
Reshit Makica KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A Prizren
Ramadan Hoti Komuna e Gjakovë
Nehat Mustafa Komuna e Ferizajt
Durim Krasniqi NP “Trainkos” Sh.A
Besnik Mujeci Komuna e Prishtinës
Mirlinda Muqa Komuna e Suharekës
Agjencia do ti verifikoj të gjitha pretendimet për arsyet e deklaruara nga zyrtarët e lartë publik për vonesat e deklarimit të pasurisë pas afatit, dhe mos deklarimit të pasurisë edhe pas kalimit të afatit.