Burim infeksionesh, mësoni si duhet t’i pastroni vetë kufjet

Duke përdorur kufje çdo ditë, pa pastrimin e tyre, është e rrezikshme. Është diçka që të gjithë duhet ta dinë.

Disa prej nesh i përdorin aq shpesh sa që nuk dimë se të pista këto kufje mund të ndikojnë në shëndetin tonë. Pastrimi i këtij instrumenti nuk duhet të neglizhohet kurrë. Në fakt, kufjet e pista janë gjithashtu përgjegjëse për shumë infeksione të veshëve.

Këtu janë disa këshilla për të pastruar këto kufje:

Sigurohuni që kufjet tuaja të shkyçen nga telefoni juaj celular, iPod ose pajisje të tjera para se të pastrohen. Përzieni sapun (një sapun të butë si detergjent për larjen e enëve) me ujë të ngrohtë.

Lagni një pëlhurë pambuku me solucionin e përgatitur, duke u kujdesur që të mos e lagni atë tepër, duke mos përdorur shumë sapun.

Nëse vërehet papastërti ose pluhuri në kufjet tuaja, përdorni një furçë të thatë për të hequr njollat, ndërsa nëse kanë mbulime silikoni të largueshme, lani ato veç e veç.

Jini të kujdesshëm që të mos futni kufjet në ujë dhe mos t’i lani nën rubinetin e hapur, pasi ato mund të dëmtohen. Varësisht se sa shpesh përdorni kufje, mund t’i pastroni ato një herë në javë, ose çdo dy javë