Burri rrezikon të humb 220 milionë dollarë në Bitcoin, pasi harron fjalëkalimin e kuletës digjitale

Atij i kanë mbetur vetëm 2 mundësi para se llogaria e tij të bllokohet plotësisht.

Një programer rrezikon të humbas 220 milionë dollarë në Bitcoin pasi ka harruar fjalëkalimin e tij për kuletën digjitale, shkruan “DailyMail”.

Stefan Thomas, jeton në San Francisko, tha se ai fitoi 7,002 Bitcoin në fazat e para të krijimit të Bitcoin. Mirëpo pasi humbi fjalëkalimin, vlera e Bitcoin është ngritur jashtë zakonisht shumë, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ai është veçse mjaftë i pasur nga Bitcoin që ka pasur në kuletat e tjera digjitale, ai thotë se ka shumë persona që kanë mbetur të bllokuar në të njëjtën mënyrë sikur ai.

Sipas një studimi rreth 18.5 milionë Bitcoin janë të bllokuar në llogari të cilave përdoruesit iu kanë harruar fjalëkalimet, që do të thotë me vlerën e tanishme të Bitcoin, ato kanë vlerën e 140 miliardë dollarëve.

Që prej rritjes drastike që ka pasur Bitcoin muajt e fundit, sistemi i rikthimit të qasjes në kuleta digjitale ka thënë se çdo ditë ata pranojnë rreth 70 kërkesa në ditë që të iu ndihmojnë të kthejnë fjalëkalimin e tyre.

Bitcoin përdorë softuer të tillë që nuk lejojnë ndarjen e asnjë informacioni me askënd përpos përdoruesit. Kodi i qasjes që gjenerohet nuk ndahet me të tjerët as gjatë transferimit.

Prandaj edhe ndihma për të kthyer fjalëkalimin e harruar është thuajse e pamundur, edhe për investitorët më të sofistikuar.