Buta së shpejti me mini-album të ri

Buta ka paralajmëruar një EP të ri.

Pas disa muajsh mungesë me projekte të reja muzikore, Buta ka dhënë një lajm të mirë për fansat, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo mungesë e reperit, arsyetohet me atë se ai ka qenë duke punuar për një mini-album të ri, në të cilin do të përfshihen disa këngë.

Këtë gjë e bëri të ditur vet Buta me anë të një postimi në Instagram, teksa njoftoi se EP-i i ri do të publikohet së shpejti.

Titulli i EP-it do të jetë “Babayega”, kurse detaje të tjera rreth tij, artisti nuk preferoi t’i bëjë të ditura.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Buta titullohet “Gips”, këngë të cilën e publikoi në muajin prill. /Lajmi.net/