Buta së shpejti vjen me këngë të re

Buta po finalizon projektin e ri muzikor.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, reperi Buta ka dhënë lajmin e mirë për fansat duke njoftuar se po vjen me këngë të re.

Reperi postoi një imazh të shkrepur nga prapaskenat e videoklipit të asaj kënge, por nuk preferoi të zbulonte më shumë detaje.

Në komentet sipër kësaj fotografie, fansat e Butës e lutën reperin që ta publikojë sa më shpejt këtë këngë.

Ndryshe, “Gips” titullohet kënga e fundit nga Buta, e cila u lansua në prill të këtij viti.