Buxhovi: LDK-ja nuk kërkoi pavarësi kur u themelua

Jusuf Buxhovi, si një prej themeluesve të LDK-së, thotë se qëllimi i kësaj partie në fillim ishin të drejtat e barabarta për shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Ai, në një intervistë në Deskun e KOHËS, tha se vetëm pas shpalljes së shkatërrimi të Jugosllavisë, më 5 gusht, LDK-ja nisi të punoi për pavarësi.
“Nga viti 1989 deri më 1991, kur u shpall shpërbërja e Jugosllavisë, përnjëherë ka ndryshuar koncepti i partive politike që i ka udhëhequr LDK-ja, dhe nga aty e tutje është kërkuar pavarësia. Paralelisht me këtë, lëvizjet ilegale që kanë qenë shumë të ngjyrosura ideologjikisht kanë vazhduar veprimtarinë e tyre. Disa prej tyre kanë qenë pjesëmarrëse në LDK, si LPK, por ka dal më 1993. Të burgosurit politikë kanë qenë të inkuadruar në LDK dhe kanë qenë shumë të dalluar, disa kanë qenë lojalë në konceptet e shtetndërtimit. Kanë qenë dy linja, ajo që ka kërkuar shtet të pavarur dhe ajo që ka kërkuar bashkim kombëtar”, ka thënë historian Buxhovi.