Cakaj takohet me Ministren austriake, konfirmohet mbështetja për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ministri i jashtëm shqiptar, Gent Cakaj është takuar me homologen e tij nga Austria Karin Kneissl.

Cakaj në këtë takim me ministren e jashtme austriake kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE

“Takimi me Ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, konfirmoi domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen e pakursyer të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe, në fund, shpalosi vlerësimin e saj për angazhimin e shkëlqyer të Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020. Tepër mirënjohës për Ministren Kneissl për qasjen e hapur, sjelljen bashkëpunuese dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Shqipërinë”, ka shkruar Cakaj në facebook.