Cakaj thotë se akuza se Tirana e ka mbështetur ndryshimin e kufijve është e pabazë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, atë që thuhet se Shqipëria e ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë e ka quajtur akuzë të pabazë e në funksion të krijimit të konfuzionit.

Sipas tij, fatmirësisht, një gjë e tillë nuk ka arritur të dëmtojë raportet mes dy shteteve.

Cakaj ka folur sonte në RTK.

“Shqipëria në politikën e saj, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, e mbështetë në tri parime: i takon Kosovës ta ndërtojë agjendën e saj dhe pastaj Shqipëria ta mbështetë; dialogu duhet të përfundojë me njohje; çdo marrëveshje duhet të jetë e garantuar nga BE e SHBA”, ka thënë Cakaj.