Canon PowerShot G7 X III dhe G5 X synojnë vlogerët dhe krijuesit e videopërmbajtjeve

Canon sugjeron që shfrytëzuesit nuk kanë nevojë të sakrifikojnë kualitetin dhe fuqinë për komforin. Me PowerShot G7 X III dhe PowerShot G5 CX II, Canon mëton të tërheqë “krijuesit e përmbajtjeve vizuale”, gjegjësisht YouTuberët që duan të avancojnë streamingun e tyre me ndihmën e kamerës gjysmëprofesionale, përcjell SlashGear.

Të dy aparatet, edhe përkundër dallimeve mes tyre, kanë të njëjtën bazë. Të dy kanë CMOS sensorin 20.1MP 1.0-inçësh dhe DIGIC 8 Imaging Processorin më të ri,shkruan KOHA Ditore. Fotoaparatet/kamerat kanë ISO dero 12800, që duket pak poshtë por Canon pohon që është rangu më i lartë në linjën PowerShot. Të dy pajisjet kanë Wi-Fi dhe Bluetooth.

Canon e pozicionon PowerShot G7 X III si mikun më të mirë të krijuesve në YouTube. Poërveç disa karakteristikave streaming, kjo kamerë përkrahë edhe incizimin e videos vertikale. Ka edhe interfejsin e përmirësuar dhe funksionet Creative Assistant.

G5 X Mark II, në anën tjetër, fokusohet tek mobiliteti pa sakrifikuar funksionalitetin. Ka edhe autofokusin “touch and drag”, zoom optik 5x, mundësinë e incizimit të përmbajtjeve 4K (sikurse modeli PowerShot G7 X III) dhe FHD @120fps.

Canon PowerShot G7 X III do të ketë çmim me pakicë prej 750 dollarësh, ndërsa PowerShot G5 X II do të shitet për 900 dollarë. Të dy modelet vijnë në treg nga gushti.