Ceballos tregon cili është lojtari më i mirë tek Arsenal, befason me zgjedhjen

Dani Ceballos ka bërë një zgjedhje interesante kur është pyetur për lojtarin më të mirë tek Arsenal.

Ceballos ka ardhur tek Arsenal në formë huazimi nga Real Madrid, gjatë kësaj vere, duke u kthyer në një pjesë kryesore për mesfushën e ‘Gunners’.

Lojtari ka pasur performanca të jashtëzakonshme në xhirot e para, duke fituar shumë shpejtë pëlqimin e tifozëve të Arsenal.

Lojtari është pyetur edhe për lojtarin më të mirë në skuadër, duke thënë se i pëlqejnë të tre lojtarët e vijës ofensive, por ka dalluar një në veçanti.

“Lacazette, për mua, është lojtari më i mirë: Ai kupton lojën perfekt dhe nëse është 100% i gatshëm, ai do të jap shumë” ka thënë Ceballos, transmeton lajm.net.

Ceballos deri në këtë pikë të sezonit ka regjistruar 2 asistime për skuadrën e Arsenal dhe ka kompletuar më shumë pasime se gjithë lojtarët tjerë të ‘Gunners’.