Ceremonia ushtarake për nder të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i bën bashkë Thaçin e Haradinajn

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë bërë bashkë sot në ceremoninë ushtarake për nder të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Për dy krerët shtetërorë ky ishte takimi i parë pas përplasjeve që kanë pasur së fundi lidhur me taksën dhe dialogun.

Në parakalimin që kanë bërë para pjesëtarëve të FSK-së, në mes të Thaçit e Haradinajt ishte Rifat Jashari, po ashtu, edhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha. Ceremonia ushtarake po mbahet në kazermën “Adem Jashari”.

Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës. Epopeja e UÇK-së mbahet më 5, 6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në vitin 1998 në Prekaz të Skenderajt.