



Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka publikuar një fotografi së bashku me Daut Haradinajn dhe Milaim Zekën.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate sa mbante këtë post, ka kaluar shumë kohë më parë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Është vet Hasani i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me Daut Haradinajn e Milaim Zekën
Në mbishkrimin e kësaj fotografie Hasani ka shkruar se “diçka po zihet”.




“Dicka po zihet😉”, ka shkruar Hasani, duke lënë të nënkuptohet se Zeka mund t’i jetë bashkuar AAK-së, por që një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.