Çfarë shteti i fuqishëm, Biden merr vendim që secili fëmijë në Amerikë të merr pagë mujore deri në 300 dollarë

Kamala Harris ka dhënë njërin nga lajmet më të mira kohëve të fundit për amerikanët.

Zëvëndëspresidentja ka njoftuar se shefi i saj, Joe Biden ka vendosur që të ofroj paga mujore për secilën fëmijë në SHBA deri në 300 dollarë.

“Për herë të parë në Amerikë, familjet do të marrin pagesa mujore deri në $ 300 për fëmijë.
Ka familje në të gjithë Amerikën që çdo ditë po punojnë shumë dhe po po kanë vështirësi për mbijetesë.

Për kombin më të pasur në botë, nuk duhet të jetë kështu. Unë dhe President Joe Biden vendosëm për t’i siguruar familjeve të Amerikës një lehtësim. Dhe në ngritjen e familjeve, ne po ngremë gjithë kombin tonë.
Kjo është një ditë historike në Amerikë” ka shkruar Harris në njoftim.